Sporti

Drenica – Ballkani, formacionet zyrtare

10/16/2022 12:28
nga:L J

Kampioni i Kosovës, Ballkani ka një udhëtim jo edhe aq të lehtë në Skënderaj. Ekipi nga Suhareka do të ballafaqohet me Drenicën në “Bajram Aliu”, ndeshje kjo që i takon xhiros së 11-të në Superligë.

Kuqezinjët mëtojnë të befasojnë portokallezinjtë, edhe pse kjo e fundit nuk e di shijen e humbjes që pesë ndeshje rresht në elitë.

Në sfidën e cila zhvillohet nga ora 13:00, trajnerët Bekim Shotani e Ilir Daja kanë shfaqur në ‘podium’ formacionet e tyre startuese para kësaj sfide.

Drenica: Shala; Lushtaku, Hoti, Thaqi, Dervishaj, Bejta, Veliqi, Agyare, Koxy, Osmani, Mëziu, Zeka.

Ballkani: Frashëri, Thaqi, Sinani, Dellova, Jashanica, Potoku; Emërllahu, Zyba; Korenica, Krasniqi, Rrahmani.