Sporti

Inzaghi: Ta harrojmë Barçën, na duhet ta mposhtim Salernitanan

10/15/2022 19:33
nga:L J

Simone Inzaghi dëshiron që Interi të ruajë ‘vendosmërinë dhe motivimin’ e tyre kundër Salernitanës pas përballjes me Barcelonën.

Nerazzurrët barazuan 3-3 në Camp Nou, barazim i cili i vendosi ata në prag të kualifikimit për në raundin e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

“Ishte një e mërkurë intensive, ne luajtëm një lojë të shkëlqyer kundër një kundërshtari shumë të fortë, por kjo tashmë është e kaluara”, tha Inzaghi për Inter TV.

“Ne do të mendojmë për Ligën e Kampionëve më vonë, por nesër duhet të kemi fokusin tonë të plotë në një ekip Salernitana që është i organizuar mirë.”

“Skuadra ime ka treguar gjithmonë se ka zemër dhe vendosmëri, gjë që na lejoi të bënim atë paraqitje në Barcelonë. Mendoj se motivimi mund të bëjë diferencën dhe padyshim që shpresoj që ekipi im të ketë më shumë, sepse kjo është një ndeshje e rëndësishme”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport