Lajme

“Total të papërgjegjshëm”, Haradinaj: Sot dita e agregatëve, 4 orë pa rrymë në kryeqytet

10/15/2022 13:10
nga:G B

Daut Haradinaj ka thënë se sot po fillon dita e agregatëve, derisa në kryeqytet ka reduktime të rrymës nga 4 orë, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se në disa zona nuk dihet as kur ndalet e as kur vjen rryma, derisa shton se gjendja pritet të keqësohet.

Ai e ka quajtur totalisht të papërgjegjshme qeverinë.

Postimi i tij i plotë:

Sot po duket që po fillojka dita e agregatave.

4 orë pa rrymë në Kryeqytet, në shumë zona as që dihet kur ndalet a kur vjen rryma.

E pritet të jetë edhe më keq në ditët dhe javët në vijim.

Total të papërgjegjshëm.