Sporti

Joao Felix dëshiron largimin nga Atletico, Manchester United shfaq interes

10/15/2022 12:31
nga:E K

Marrëdhënia mes Diego Simeone dhe Joao Felix është përkeqësuar.

Jo vetëm pas ndeshjes ndaj Brugge, kur portugezi bëri nxehmjen e më pas nuk u aktivizua, por që kohë më parë. Përë këtë arsye, sipas “A Bola”, ish-lojtari i Benfica dëshiron të largohet nga Atletico Madrid që në janar.

Felix së bashku me agjentin e tij Mendes do të kërkojnë një akomodim të ri këto javë. Një mundësi përfaqësohet nga Manchester United, sipas gazetës portugeze.