Sporti

Zyrtare: Guardiola “blindon” Fodenin, ylli i Cityt nënshkruan kontratë deri në vitin 2027

10/14/2022 19:09
nga:L J

Phil Foden ka nënshkruar një kontratë të re trevjeçare me Manchester Cityn, që do ta mbajë atë në klub deri në verën e vitit 2027.

22-vjeçari, i njohur si një nga talentet e rinj më të mirë në futboll, ka dalë nga struktura e akademisë së Cityt për t’u bërë një nga lojtarët më të besuar të Pep Guardiolës, njofton City, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai ka fituar tashmë 11 trofe në nivel klubesh – katër tituj të Premierligës, një Kupë FA, katër Kupa të Ligës dhe dy Community Shields – dhe ka 18 ndeshje të për Anglinë.

“Është e vështirë të shprehet me fjalë se sa i lumtur jam që kam nënshkruar këtë kontratë”, tha Foden.

“Është një ëndërr e realizuar”.

/GazetaBlic Sport