Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka shkarkuar nga detyra ministrin e Financave, Kwasi Kwarteng.
Kryeministrja Liz Truss e shkarkoi Kwarteng si pjesë e një ndryshimi të mini-buxhetit të qeverisë të shpallur muajin e kaluar.
Plani financiar i Kwarteng – i cili premtoi miliarda ulje taksash të financuara nga huamarrja – shkaktoi turbulenca në treg dhe një ndërhyrje nga Banka e Anglisë.
Ndërkohë nuk ka munguar edhe një reagim nga Kwarteng, i cili ka konfirmuar lajmin.
/Euronews Albania/


