Sporti

Daja: Duhej të shënonim golin e sigurisë, kishim problemin e madh të mungesave

10/13/2022 23:05
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka folur pas ndeshjes ndaj Sivasspor.

Daja tha se mungesa e finalizmit të rasteve dhe problemi i mungesave ndikuan tek rezultati përfundimtar, shkruan GazetaBlic Sport.

“Mendoj që kemi bërë një pjesë të parë të një niveli të mirë. Ne duhet të shënonim më shumë gola, por kishim edhe problemin e madh të mungesave në mesfushë. Kundërshtari ndërroi lojtarët dhe e freskoi ekipin, gjë që ne nuk ishim në gjendje ta bënim”, tha Daja.