Sporti

Ballkani pëson me përmbysje rezultati nga Sivasspor, humbje e dhimbshme për skuadrën kosovare

10/13/2022 22:52
nga:Mergim Rreci

Ballkani ka pësuar humbje në ndeshjen e katërt të Conference League.

Skuadra kosovare ka pësuar një humbje të dhimbshme nga Sivasspor, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 1 me 2, me shifrat që u përmbysen në ‘Fadil Vokrri’.

Fillimisht, Ballkani kaloi në epërsi me golin e realizuar nga Armend Thaqi, por në pjesën e dytë, Hakan dhe Angielski shënuan për fitoren shumë të rëndësishme të skuadrës turke.

E dhimbshme konsiderohet kjo humbje për faktin se të drejtuarit e Ilir Dajës kishin shumë raste për ta dyfishuar avantazhin, por që dështuan t’i konkretizonin ato me gola.

Kampioni i Kosovës tashmë renditet i fundit në Grup me 4 pikë