Lajme

Rusia do të ndihmojë banorët e Kherson të largohen nga vendi i tyre

10/13/2022 22:33
nga:G B

Rusia do të ndihmojë banorët që të largohen nga rajoni ukrainas Kherson, i cili u pushtua nga Moska.

Zëvendëskryeministri rus, Marat Khusnullin, tha në televizionin shtetëror se do t’i ofrojë ndihmë banorëve të Kherson që të largohen nga vendi.

“Qeveria mori vendimin për të organizuar ndihmë për largimin e banorëve të rajonit (Kherson) në rajone të tjera të vendit. Ne do t’u ofrojmë të gjithëve strehim falas dhe gjithçka të nevojshme”, tha Khusnullin, raporton The Guardian.

Kherson është një nga katër rajonet në Ukrainë që Moska kohët e fundit pretendoi se i kishte aneksuar.