Lajme

Bislimi konfirmoi se ETIAS është kusht i ri për vizat, Haradinaj-Stublla ka një pyetje për ambasadorët dhe diplomatët e Kosovës

10/13/2022 22:07
nga:G B

Ish ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla, ka reaguar pasi zv/kryeministri Besnik Bislimi konfirmoi se ETIAS përbën kusht të ri për vizat, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka pyetur se çka kanë bërë gjatë kësaj kohe ambasadorët dhe diplomatët tanë nëpër kryeqytetet evropiane për të mos qenë në gjendje të kuptojnë këtë kusht para se të fillojë diskutimi?!

Postimi i saj i plotë:

Tani që u konfirmua edhe zyrtarisht nga ZvKM Bislimi se ETIAS përbën kusht të ri dhe Kosova këtë e kuptoi tek sot kur filloi diskutimi në një grup punues bazik për vizat, shtrohet pyetja:

Çka kanë bërë gjatë gjithë kësaj kohe ambasadorët dhe diplomatët tanë nëpër kryeqytetet evropiane për të mos qenë në gjendje të kuptojnë këtë kusht para se të fillojë diskutimi?!