Sporti

Arsenali siguron fitoren e radhës në Europa League

10/13/2022 20:36
nga:Mergim Rreci

Arsenali ka arritur fitoren e radhës në Europa League.

Skuadra angleze ka triumfuar edhe në Norvegji ndaj Bodo/Glimt, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 0 me 1, me Saka që realizoi golin e vetëm.

“Topçinjtë” janë në vendin e parë me 9 pikë, kurse Bodo/Glimt dhe PSV janë në vendin e 2-të dhe 3-të me nga 4 pikë.

/GazetaBlic Sport/