Sporti

E FUNDIT: Ndërpritet sfida mes kundërshtarëve të Ballkanit, stafet mjekësore vrapojnë në tribunë

10/13/2022 19:25
nga:Mergim Rreci

Ndeshja mes rivalëve brenda grupit të Ballkanit, Cluj dhe Slavia Prague është ndërprerë përkohësisht.

Ky takim u ndërpre në minutën e 29-të për shkak të shqetësimit të një tifozi në tribunë, përcjell GazetaBlic Sport.

Menjëherë pas sinjalizimit, arbitri ka vërshëllyere ndërprerjen e përkohshme të sfidës, ndërsa mjekët e të dy ekipeve vrapuan drejt tribunës për t’i dhënë ndihmën e parë tifozit që kishte probleme shëndetësore.

Nuk dihet ende sa do të zgjasë kjo ndërprerje, ndërsa futbollistët e të dy ekipeve janë grumbulluar pranë pankinave përkatëse për të pritur zhvillimet nga tribuna.