Sporti

Të gjitha biletat janë shitur, adhuruesit e futbollit mund ta ndjekin ndeshjen mes Ballkanit dhe Sivasspor në këto dy teleivizone

10/13/2022 17:30
nga:Mergim Rreci

Ballkani do të përballet sot në ndeshjen e rradhës në kuadër të Europa Conference League.

Kampioni në fuqi i Kosovës do të jetë nikoqir i skuadrës turke, Sivassporit për ndeshjen kthyese të Europa League që zhvillohet me fillim nga ora 21:00, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndeshja e sotme që do të zhvillohet në “Fadil Vokrri” do të transmetohet drejtpërdrejt nga dy kanale sportive shqiptare.

“Art Sport1” dhe “SuperSport 2” janë televizionet ku mund ta shikoni ndeshjen e sotme.

/GazetaBlic Sport/