Sporti

Arteta i ashpër me Aubameyang: Tani kam grupin më të mirë

10/13/2022 14:51
nga:E K

Menaxheri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka reaguar ndaj deklaratave të bëra publike së fundmi nga Pierre-Emerick Aubameyang, në të cilat tha se trajneri donte vetëm të rinj që nuk flisnin, sepse nuk dinte të sillej me emra të mëdhenj.

Arteta ishte diplomatik, duke thënë se tani ka ekipin më të mirë ndonjëherë, përcjell GazetaBlic Sport.

“Njerëzit mund të thonë çfarë të duan. Nuk kam pasur kurrë një dhomë zhveshjeje më të mirë se këtë sezon. Më e këndshme, më punëtore, me një marrëdhënie më të mirë midis punonjësve dhe lojtarëve. Është kënaqësi të jem pjesë e këtij grupi si trajner”, tha ai.

Arsenali kryeson i vetëm në Premier League, me 24 pikë, një më shumë se Manchester City.

/GazetaBlic Sport/