Sporti

Inzaghi: Skuadra ime nuk më befasoi, bëmë gjëra të rëndësishme këto 15 muaj

10/12/2022 23:56
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi ishte shumë i lumtur për barazimin ndaj Barcelonës.

Takimi përfundoi me rezultat 3 me 3 dhe ky barazim i jep avantazhin e madh Interit për të kaluar tutje, shkruan GazetaBlic Sport.

“Barazim i rëndësishëm. Ne jemi të kënaqur, por jo krejtësisht. Tani na duhet hapi i fundit ndaj Viktoria, por së pari dy ndeshje në ligë”, ka thënë Inzaghi.

“Skuadra ime nuk më befasoi, bëmë gjëra të rëndësishme këto 15 muaj”, shtoi ai.

/GazetaBlic Sport/