Sporti

Të gjitha rezultatet e ndeshjeve të Ligës së Kampionëve

10/12/2022 23:09
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar ndeshjet e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve.

Barcelona dhe Inter kanë barazuar me rezultat 3 me 3 në “Camp Nou”, shkruan GazetaBlic Sport.

Ousmane Dembele (40’) dhe Robert Lewandowski (82’, 90+2’) shënuan për katalanasit.

Kurse, për “Nerazzurrët” shënuan Nicolo Barella (50’), Lautaro Martinez (63’) dhe Robin Gosens (89’).

Interi pas këtij barazimi ka 7 pikë dhe renditet i dyti në grup, me tri pikë më shumë se Barcelona, me katalanasit që tashmë kanë shumë pak gjasa për kalim tutje.

Këto janë të gjitha rezultatet e mbrëmjes.