Lajme

Arrestohen dy persona të dyshuar për mashtrim 

10/12/2022 23:08
nga:G B

Hetuesit nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, sot kanë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale të Mashtrimit, të raportuar më datë 17.08.2022. 

Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti për Gazeta Blic, e cila ka thënë se puna rreth dy mujore e hetuesve policor ka rezultuar me identifikimin e personave të dyshuar dhe arrestimin e tyre.

Ajo ka njoftuar se personat e dyshuar me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

Të dyshuarit janë:

– F.C,  mashkull 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe ,

– L. Rr, femër  21  vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës,

“Mbështetur në rezultate e para të hetimit, policia ka  ngritur dyshimin e bazuar se të njëjtit dyshohet të kenë marrë nga ankuesi shuma të ndryshme parash për investim në kripto valuta (vlera e përafërt arrin deri në 500000 euro) duke i premtuar përfitime të mëdha.

Për më shumë dyshohet që mashtrimi mund të ketë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë  të gjatë kohore  dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar nga personat e dyshuar mund të jetë më i madh se sa numri i raportuar.

Andaj, kërkojmë nga qytetarët që mund të kenë qenë viktimë e rasteve të tilla të lajmërohen në stacionin më të afërt policor, ashtu që me informacionet e tyre të kontribuojnë në hetimin që po kryen policia”, ka thënë Ahmeti për Gazeta Blic.