Lajme

Lushaku: Nuk duhet dyshuar te vërtetësia e raportit të progresit

10/12/2022 18:36
nga:Astrit Gashi

Jehona Lushaku-Sadriu, kryetare e Forumit të Gruas në LDK, ka thënë se nuk duhet dyshuar te vërtetësia e raportit të progresit.

“Është një lloj kompozicioni i Raportit për Kosovën nga akterë të ndryshëm, duke u dhënë mundësi edhe shoqërisë civile edhe vetë njërezve që janë përgjegjës për fusha të caktuara për të ofruar të dhëna. Te vertetësia e raportit të progresit nuk duhet dyshuar sepse aty janë intervistuar shumë njerëz, janë bërë mbledhje të shumë të dhënave”, ka thënë Lushaku-Sadriu në Info Magazinë.

Sipas Lushaku-Sadriut, ajo për të cilën duhet të shqetësohet shoqëria, është se nuk ka asnjë progres të shënuar, nuk shihet ndonjë ndryshim në formulimet e gjuhës së raportit të progresit.