Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka thënë se është mrekulluar nga fjalimi i Edi Ramës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës sot, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ai sot ishte NOLI shqiptar, derisa ka shtuar se është e dhimbshme që një fjalë të tillë i mungon lidershipit aktual të Kosovës.
Postimi i plotë:
I mrekulluar me fjalen e Edi Rames ne Asambene Parlamentare te Keshillit te Evropes sot. Me Edi Ramen mund te mos pajtohesh per njemilion gjera, po ai sot ishte NOLI shqiptar. E dhimbshme qe nje fjale si kjo i mungon lidershipit aktual te Kosoves!


