Analisti politik, Imer Mushkolaj, ka thënë se Brukseli po e lavdëron Beogradin për zbatimin e një marrëveshjeje të arritur në Bruksel para një dekade por jo Prishtinën ndër vite për të njëjtën marrëveshje, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se BE si zakonisht po bëhet palë me Serbinë.
Postimi i tij i plotë:
Sipas komisionierit të BE’së Oliver Varhelyi, Serbia paska bërë lëshime në dialog, siç është çështja e letërnjoftimeve. Dmth. Brukseli po e lavdëron Beogradin për zbatimin e një marrëveshjeje të arritur në Bruksel para një dekade, e nuk po e vlerëson qasjen e Prishtinës ndër vite për të njëjtën marrëveshje. Si zakonisht, BE palë me Serbinë.


