Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Klosit në Shqipëri.
Mësohet se pas të shtënave me armë, një person ka mbetur i vdekur ndërsa disa të tjerë janë plagosur.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë njerëz të shumtë në zonë dhe viktimën të mbuluar me batanije në trotuar.
Viktima është një 17-vjeçar.
Nga të dhënat paraprake, raportohet për dy persona të plagosur.
/abcnews.al/


