Sporti

E bukur për t’u shikuar! Toni Kroos tregoi se është gjeni futbolli – momenti kur e “urdhëron” Rudigerin të niset në sulm dhe më pas asiston për të

10/12/2022 11:08
nga:L J

Toni Kroos është cilësuar si një gjeni i futbollit pasi udhëzimi i tij solli golin që i siguroi Real Madridit kalimin në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve.

Kampionët në fuqi të Evropës barazuan 1-1 si mysafir kundër Shakhtar Donetsk, me Antonio Rudiger që shënoi me kokë golin e barazimit në minutën e 95-të, përcjell GazetaBlic Sport.

Rudiger ishte i guximshëm, por Kroos ishte njeriu që orkestroi goditjen e fundit. Në minutën e 91-të Reali ishte në zotërim të topit në mesin e fushës dhe topi ishte te Kroos. Nën presionin e Shakhtar, Kroos çoi duart lart – duke e urdhëruar Rudiger të nisej në sulm.

Kroos më pas bëri në një kros të shkëlqyer drejt në kokën e ish-lojtarit të Chelseat, goditja me kokë e të cilit shkoi në rrjetë.

Ky veprim i Kroos po cilësohet si i mrekullueshëm.

/GazetaBlic Sport