Lajme

Pesë të lënduar nga aksidenti në rrugën Prishtinë-Mitrovicë

10/12/2022 10:14
nga:Y I

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, ka dhënë detaje për aksidentin që ka ndodhur sot në mëngjes në rrugën Prishtinë – Mitrovicë.

Borovci në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” tha se në aksident janë përfshirë dy vetura ku kanë mbetur të lënduar pesë persona.

Të njëjtit kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Njoftimi i plotë:

Rreth orës 08:45, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë – Mitrovicë.

Në aksident janë përfshirë dy vetura ndërkaq pesë persona kanë pësuar lëndime trupore.

Të njëjtit kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.

Aksident mes tri automjeteve në hyrje të Prishtinës