Lajme

Hoti: 89 milionë euro shpenzime të qytetarëve për viza nga 2016, ata që e vonuan liberalizimin ta marrin përgjegjësinë

10/11/2022 19:21
nga:Astrit Gashi

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka cituar raportin e BPRG-së për vitin 2022, ku thuhet se ndërmjet viteve 2016-2022, kosovarët kanë shpenzuar rreth 89 milionë euro për të aplikuar për viza shengen nëpër ambasada.

Hoti, në një shënim në Facebook, ka deklaruar se përgjegjësinë e kësaj kostoje duhet ta marrin ata që i vonuan vizat nga viti 2016 e deri tani.

“Për periudhën 2016-2022, kosovarët kanë shpenzuar rreth 89 milionë euro për të aplikuar për viza shengen nëpër ambasada (sipas raportit të fundit të BPRG të tetorit 2022). Ata që i vonuan vizat nga viti 2016 duhet të marrin përgjegjësinë”, ka shkruar Hoti.