Lajme

Aksident në Greqi, vdes emigranti shqiptar

10/11/2022 09:52
nga:Y I

Një emigrant shqiptar ka ndërruar jetë në Greqi si pasojë e një aksidenti rrugor.

Mediet lokale bëjnë me dije se motori me të cilin po lëvizte 46-vjeçari shqiptar është përplasur me një ekskavator.

Aksidenti tragjik ka ndodhur pasditen e djeshme në autostradën Rizomylos-Koroni, pranë Episkopisë, shkruan abcnews.al.