Ylli i Manchester Cityt, Jack Grealish thuhet se ka blerë një rezidencë të re prej 6 milionë funtesh – e cila ka 20 hektarë tokë.
Futbollisti anglez u transferua në City vitin e kaluar, duke u bërë lojtari anglez më i shtrenjtë i të gjitha kohërave, përcjell GazetaBlic Sport.
Si fillim ai dhe e dashura Sasha Attwood morën me qira një apartament në qendër të Manchester Cityt, por sipas The Sun, Grealish tani ka një shtëpi të re.
Raportohet se lojtari e përfundoi blerjen në fillim të këtij viti dhe e pagoi me para në dorë. Shtëpia ka një pishinë, fushë tenisi, golfi, palestër dhe suitë argëtimi.
Për më tepër, ka edhe një parcelë perimesh dhe helikopter.
Ekziston gjithashtu vend për një fushë futbolli me madhësi të plotë në kopsht nëse 27-vjeçari donte disa praktika shtesë, dhe më e rëndësishmja, ai vjen me kamera sigurie dhe ndriçim të teknologjisë së fundit për privatësi dhe siguri të plotë.
/GazetaBlic Sport


