Sporti

Dikur luajti me Henry dhe Bergkamp, sot shet fruta dhe perime në Suedi

10/11/2022 08:48
nga:L J

Ish portieri suedez Rami Shaaban (47) mbrojti për Arsenalin nga 2002 deri në 2004. Ai ishte pjesë e ekipit që përfundoi i pamposhtur në Premier League në 2004 dhe luajti me lojtarë si Thierry Henry, Patrick Vieira, Sol Campbell, Roberto Pires dhe Dennis Bergkamp.

Shaaban ishte zëvendësues i portierit të parë, Jens Lehmann dhe bëri tre paraqitje për Gunners. Klubi po e përgatiste atë për të pasuar David Seaman, por Shaaban theu këmbën në stërvitje në prag të vitit 2002.

Ai përfundoi karrierën e tij dhjetë vjet më parë, ndërsa tani drejton një kompani të suksesshme frutash dhe perimesh, Rami Fresh, shkruan The Sun. Kompania ndodhet në Suedi dhe ofron një gamë të gjerë frutash dhe perimesh nga fermat më të mira në Egjipt, prej nga është edhe babai i Ramit. Shaaban gjithashtu reklamon produktet e tij në rrjetet sociale.

Në karrierën e tij ka luajtur 16 herë për kombëtaren suedeze, ndërsa në Angli ka qenë edhe anëtar i West Ham United dhe Brighton. Ai e përfundoi karrierën e tij në Hammarby, për të cilin mbrojti nga viti 2008 deri në vitin 2012.

/GazetaBlic Sport

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @rami.fresh