Sporti

Publikohet video e Aubameyang ku kritikon trajnerin e Arsenalit, e fshiu menjëherë dhe kërkoi falje

10/11/2022 08:38
nga:L J

Pierre Emerick Aubameyang u largua nga Arsenali në janar pas katër vitesh në klub.

Ai kaloi në Barcelonë si lojtar i lirë dhe menjëherë pas transferimit të tij, u bë një video tashmë e publikuar ku lojtari fliste për trajnerin e Arsenalit, Mikel Arteta.

“Karaktere të mëdhenj dhe lojtarë të mëdhenj, ai nuk mund të merret me këta persona. Ai ka nevojë për lojtarë të rinj që nuk thonë asgjë,” tha në atë kohë sulmuesi 33-vjeçar gabonez, i cili tani është në Chelsea.

Pamjet u postuan në internet dhe Aubameyang kërkoi falje për komentet e tij përmes Twitter. “Unë jam i vetëdijshëm se është një video e marrë menjëherë pasi erdha në Barcelonë. Kisha shumë ndjenja negative brenda meje atëherë. Arsenali po bën gjëra të shkëlqyera këtë sezon. I uroj ish-lojtarëve më të mirën, jo më 6 nëntor”, ka shkruar Aubameyang, duke iu referuar datës së ndeshjeve mes Chelsea dhe Arsenal në Premier League.

/GazetaBlic Sport