Sot mbi vendin tonë pritet të mbajë mot i vranët dhe me herë pas here pritet të ketë reshje shiu njofton Prishtina Weather raporton Gazeta Blic.
Pasdite pritet të ketë edhe bubullima.
Njoftimi i plotë:
11.10 – Kryesisht me vransira dhe kohëpaskohe me reshje shiu, pasdite të shoqëruara edhe me ndonjë bubullimë.
12.10 – Kryesisht me vransira, ditën intervale të shkurta me diell.
13.10 – Kryesisht me vransira. Mundësi për riga lokale shiu.
14.10 – Mot i ndryshueshëm. Vransira, intervale me diell dhe kohëpaskohe reshje lokale shiu.
Temperaturat minimale shënojnë një rritje deri në 10C e 12C, e maksimalet zbresin nga 22C të hënën në 18C e 17C, që janë vlera më afër mesatareve për këtë periudhë kohore.
Fillimisht do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga juglindja 3-7m/s, e nga mesi i javës verilindore 2-5m/s..
Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera normale.


