Lajme

Bunjaku: VV-ja nuk ia kanë haberin me udhëheqë shtetin, po sillen si praktikanta

10/10/2022 23:15
nga:Astrit Gashi

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku Rexhepi ka thënë se Qeveria Kurti nuk di të qeverisë me shtetin.

Ajo në Kanal 10 ka thënë se kjo qeveri, as nuk po di, e as nuk po punojnë.

“Nuk ja kanë haber për me udhëheqë shtetin, janë bë afër dy vite edhe po sillen si praktikanta, praktikantat janë nga gjashtë muaj, si të kalojnë gjashtë muaj nuk je më praktikantë. S’di si ta emëroj këtë Qeveri Kurti, se as nuk po dijnë, as nuk po dëgjojnë, po as nuk po punojnë”, ka thënë ajo.