Lajme

Abdixhiku i kundërpërgjigjet Isa Mustafës e Skender Hysenit

10/10/2022 20:26
nga:G B

“Në jetë duhet pasur vullnet e durim, të mirat vijnë pastaj”, ka shkruar kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në llogarinë e tij në Facebook.

Ky reagim i Abdixhikut vjen pas deklaratave të fundit, të ish-kreut të kësaj partie Isa Mustafa dhe ish-ministrit të Jashtëm nga kjo parti, Skender Hyseni.

Mustafa vetëm një ditë më parë tha se Abdixhiku nuk ndihet krenar për të kaluarën e LDK-së.

Derisa Hyseni e ka akuzuar Abdixxhikun se e ka kthyer partinë “në nivel të AAK-së”.