Lajme

Halimi: Propaganda e Kurtit dëmton seriozisht shëndetin, e ka prioritet spektaklin

10/10/2022 18:21
nga:G B

Zëdhënësja politike e LDK-së, Sibel Halimi, ka thënë se propaganda e Kurtit dëmton seriozisht shëndetin, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se Kurti duhet të shkojë në QKUK më shpesh, aty ku nuk ka ministër e mungojnë gjërat bazike.

Por, ajo ka thënë se atij nuk i interesojnë këto pasi spektaklin e ka prioritet, duke mos u marrë kurrë me përmbajtjen ai e ushqen vetëm krizën dhe propagandën.

Postimi i saj i plotë:

Propaganda e Kurtit seriozisht dëmton shëndetin

Në QKUK, kryeministri duhet të shkoj më shpesh dhe me më pak pompozitet. Në sektorin ku nuk dihet kush është realisht ministër, ka nevojë për më shumë personel, pajisje dhe aparatura. Po të mos mungonte përkushtimi, nuk do të mungonin edhe gjërat më bazike, që nga higjiena, barnat esenciale e deri te dyert e prishura që nuk mbyllen. Pacientëve të goditur nga kriza e çmimeve – me rroga të zhvlerësuara, iu duhet të blejnë vetë shumëçka. Këta pacientë e kanë të pamundur të marrin shërbimin e duhur, nga mungesa e stafit të stërngarkuar e të keqpaguar. Mirëpo të gjitha këto, nuk i interesojnë kryeministrit që e ka prioritet spektaklin; duke mos u marrë kurrë me përmbajtjen ai e ushqen vetëm krizën dhe propagandën.