Lajme

Matoshi reagon pas videos së VV-së: Albin Kurti i shpall luftë kapitalizmit, pronarët në burg!

10/10/2022 15:45
nga:G B

Analisti Halil Matoshi ka reaguar pas videos së publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje lidhur me terminalet doganore, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Kurti i ka shpallur luftë kapitalizmit, ku përmes asaj video paralajmërohet shtetëzimi i kompanive private, pronarët në burg.

Ai ka thënë se përmes kësaj video VV thotë se Kosova ka deti e përmes kësaj propagande histerike të frikshme, Matoshi thotë se po i shpallet luftë familjes, pronës dhe shtetit.

Postimi i tij i plotë:

Albin Kurti i shpall luftë kapitalizmit

A e patë videon e fundit të Vetëvendosjes?

Nuk është bërë në Kore të Veriut.

Paralajmërohet shtetëzimi i kompanive private.

Pronarët (kullakët) në burg!

Ndonëse Zyra Doganore në Portin e Durrësit është hapur më 15 janar 2019, e meritore është Qeveria shqiptare, këta e heshtin, e përvetësojnë si mjet lufte kundër rivalëve politik, në duar të Revolucionit, pa e përmend fare tokën shqiptare.

Simas videos del se Kosova ka deti!

Në këtë propagandë histerike e të frikshme i shpallet luftë familjes, pronës dhe shtetit.

E rikthejnë idenë e kolektivizmit.

Kolhozet sovjetike.

Në këtë ndjekje shtrigash, ata nuk i harrojnë pa i përmend edhe pronarët e magjes nga e cila u ushqyen, Devollët!

Paçka se vet Albin Kurti e pranoi këto ditë se kanë marrë para nga ta, në fushatë zgjedgore!?

Spastrimi stalinist nuk i falë as miqtë më të mirë!