Lajme

Vdes ish kryetari i LDK-së, dega në Zhur

10/10/2022 10:17
nga:N M

Ka vdekur profesor Shukri Vezaj i cili ishte kryetar i LDK-së në Zhur dhe kuvendar në kuvendin komunal të Prizrenit, raporton Gazeta blic.

Njoftimin për vdekjen e tij e ka bërë Florent Ukaj këshilltar komunal i LDK-së, në Prizren.

“La Shukë ishte kryetar i LDK-së – Dega Zhur dhe kuvendar në Kuvendin e Prizrenit. Ishte dhe mbetet njeriu më pozitiv për të gjithë ata që e kanë njohur”, ka shkruar ai.

Njoftimi i plotë:

Na paska lënë La Shukë!
Lajmi për vdekjen e Prof. Shukri Vezaj, na mërziti shumë, sepse La Shukë ishte njeri me vlera, patriot dhe i dashur për të gjithë.
La Shukë ishte kryetar i LDK-së – Dega Zhur dhe kuvendar në Kuvendin e Prizrenit. Ishte dhe mbetet njeriu më pozitiv për të gjithë ata që e kanë njohur.
Ngushëllime familjes Vezaj, miqëve dhe gjithë bashkëpunëtorëve.