Lajme

Arrestohet prishtinasi, Policia i gjen marihuanë

10/08/2022 09:11
nga:Astrit Gashi

Një person i dyshuar është arrestuar në Prishtinë nga Policia.

Të njëjtit gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar 14.5 gram marihuanë.

Ndërsa, me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervisimit është liruar në procedurë të rregullt.

“Prishtinë, 07.10.2022-22:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit ke i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar 14.5 gram marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.