Sporti

Serie A e “zjarrtë” sot, luhet super sfida mes Milanit dhe Juventusit

10/08/2022 08:56
nga:Mergim Rreci

Spektakël i madh sot në Serie A.

Tre takime sot në program, dy prej tyre pritet të jenë fantastike, shkruan GazetaBlic Sport.

Fillimisht, në ora 15:00, Sassuolo e pret Interin në “Mapei Stadium”, atje ku të dy skuadrat kërkojnë pikët e plota. Interi vjen në këtë ndeshje pas triumfit ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve dhe do të tentojë që të vazhdojë me rezultate pozitive.

Super ndeshja e javës vjen në “San Siro”, atje ku do të përballen dy rivalët e vjetër, Milan dhe Juventus. Ka interesim të jashtëzakonshëm për këtë sfidë me biletat që janë shitur prej kohësh.

Milani vjen në këtë derbi pas humbjes së thellë nga Chelsea në Ligën e Kampionëve, kurse Juventusi e mposhti Macabi Haiffan.

“Rossonerët” renditen në vendin e 5-të me 17 pikë, Juventus në vendin e 7-të me 13 sosh.