Sporti

Ancelotti konfirmon se mund ta pushojë Benzema në ndeshjen ndaj Getafe

10/07/2022 15:07
nga:Mergim Rreci

Carlo Ancelotti e pranoi se mund ta pushojë Karim Benzema në ndeshjën kundër Getafes.

“Ai ishte i lënduar dhe duhej të ndalonte, por unë shoh Benzemën e zakonshëm. Ne nuk jemi të shqetësuar në këtë kuptim. Ndoshta ai do të pushojë në ndeshjen ndaj Getafes. Ne nuk duam të rrezikojmë, por ai ka bërë gjithmonë atë që ne presim”, ka shpjeguar trajneri në një konferencë për shtyp, përcjell GazetaBlic Sport.

Ancelotti theksoi cilësinë e përforcimit të Rudiger: “Është shumë e rëndësishme për ne. Është një qendër e klasit botëror, ashtu si Alaba dhe Militão. Është shumë kompetent. Ne kemi tre mbrojtës të klasit botëror.”