Sporti

Suksesi i Dajës tek Ballkani, Shakohoxha ironizon me FSHF-në: Ah sikur të dinte pak italisht

10/06/2022 22:41
nga:L J

Komentatori shqiptar, Dritan Shakohoxha, ka uruar trajnerin Ilir Daja, i cili mori një fitore historike me Ballkani në ndeshjen e Conference League përballë Sivasporit.

Shakohoxha ka thumbuar dhe FSHF-në me çështjen e trajnerit, ku përmes një statusi në rrjetet sociale shkruan:

“Respekt Ilir Daja. Ahhh sikur të dije dhe pak italisht”, shkruan Shakohoxha duke iu referuar çështjes së trajnerit që ka përfshirë Federatën Shqiptare të Futbollit, e cila me përzgjedhjen e Edi Rejës ka marrë rezultate katastrofike.

Kujtojmë që Reja mbetet një ndër shumë trajnerët e dështuar që presidenti FSHF-së, Armand Duka, ka caktuar në krye të përfaqësues kuqezi dhe pavarsisht gjithë këtyre dështimeve nuk mban asnjë përgjegjsi.

/gazetasport