Lajme

Vuçiq takohet “shkurt” me Scholzin

10/06/2022 15:04
nga:G B

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz.

Vuçiq, takimin me Scholzin e cilësoi si të shkurtër, teksa tha se në samitin në Pragë të Çekisë do të diskutojnë disa nga temat më të rëndësishme që po rëndojnë mbarë botën.

“E ritheksova se Gjermania gjithmonë mund të presë pjesëmarrje serioze dhe partneritet nga Serbia në të gjitha projektet që janë në interesin kombëtar të vendit tonë”, shkroi Vuçiq.

Kujtojmë se takim të paralajmëruar me kancelarin gjerman ka edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila gjithashtu po merr pjesë në samitin në Pragë.