Lajme

BE-ja në dhjetor do të vendosë për ndalimin e importit të naftës ruse për Ballkanin Perëndimor

10/06/2022 13:09
nga:Astrit Gashi

Këshilli i BE-së në Bruksel sot vendosi të prezantojë një paketë të re, të tetë të sanksioneve ekonomike dhe individuale kundër Rusisë, dhe një burim nga Komisioni Evropian, në takimet e ambasadorëve të BE-së u tha shumë pak për furnizimin me naftë për Ballkanin Perëndimor.

“Nuk ka nevojë të marrim një vendim tani për këtë, ne do t’i kthehemi asaj teme dhe pres që të ketë një diskutim rreth rajonit (Ballkanit) në raport me vendet e tjera kandidate për anëtarësim”, tha një burim i informuar nga Komisioni.

Sipas këtij burimi, kjo temë nuk është ende urgjente dhe ky problem do të lindë kur të hyjë në fuqi ndalimi i transportit të naftës bruto me rrugë detare, gjë që nuk do të ndodhë para dhjetorit