Sandro Tonali pranon se “thjesht nuk ishte një paraqitje e Milanit” në humbjen 3-0 ndaj Chelsea, por ata mund të mësojnë prej saj.
Kuqezinjtë kishin më shumë zotërim në Stamford Bridge, por vetëm një mundësi reale për shënimin e krijuar nga një vrapim i Rafael Leaos, me goditjen e Charles De Ketelaere, përcjell GazetaBlic Sport.
Ndërkohë, nikoqirët shënuam me Wesley Fofana, Pierre-Emerick Aubameyang dhe Reece James.
“Është e vështirë të analizosh gabime individuale, në përgjithësi thjesht nuk ishte një paraqitje e Milanit”, tha Tonali për Amazon Prime Italia.
“Ne duhet ta përdorim këtë përvojë dhe të mësojmë prej saj, si shembull për shumë ndeshje të tjera. Chelsea filloi me çasje më të mirë në krahasim me ne dhe kjo ishte e dukshme që në fillim”.
/GazetaBlic Sport/


