Bennancer, kapiteni i sotëm i Milanit ka theksuar se humbja ndaj Chelseat dhemb shumë, teksa e konsideroi Ligën e Kampionëve si tjetër nivel.
“Kjo humbje dhemb shumë. Liga e Kampionëve është në një nivel tjetër, ne duhet të japim më shumë dhe të punojmë për gjërat që nuk i bëmë mirë”, tha fillimisht ai për Amazon Prime Video.
“Ne gjithmonë përpiqemi të japim gjithçka, pastaj këto ndeshje luhen në detaje. Pas golit të dytë ishte e vështirë, ulëm kokën dhe duhet të jemi më të bindur”.
“Duhet të rishikojmë lojën dhe të shohim gjërat që nuk i kemi bërë mirë”, përfundoi ai.
Chelsea fitoi sonte ndaj Milanit me rezultatin 3:0, me golat e Fofana, Aubameyang dhe James.
/GazetaBlic Sport


