Shefi i Grupit Parlamentar të AAK Besnik Tahiri ka reaguar sërish për ndaljen e pagave për grevistët në arsim, raporton Gazeta Blic.
Këtë vendim për mosekzekutimin e pagave ai e ka quajtur skandaloz.
Ai ka thënë se të premten do të ketë interpelancë ku i ftuar është Hekuran Murati, por vazhdimi i kësaj gjendje sipas tij, edhe për një orë, është vazhdim i turpit nga kjo Qeveri
Reagimi i plotë:
E padurueshme! Skandaloze!
Me ndalimin e pagave të shtatorit, Qeveria ka shkelur dinjitetin e mësimdhënësve. Poashtu, ndalimi i pagave është cenim i drejtëpërdrejtë i mirëqenies dhe ekonomive të familjeve të mijëra mësimdhënësve.
Të premten e kemi ftuar për interpelancë ministrin Murati, por vazhdimi i kësaj gjendje edhe për një orë, është vazhdim i turpit nga kjo Qeveri!
Në prag të dimrit t’i ndalen pagat mësimdhënësve vetëm se kanë kërkuar një të drejtë minimale, është e pafalshme!


