Sporti

Real Madrid – Shakhtar Donetsk, formacionet e mundshme

10/05/2022 09:47
nga:Mergim Rreci

Emocionet e Ligës së Kampionëve vazhdojnë edhe sot.

Ndeshje shumë interesante janë në program për ditën e sotme, atje ku mund të detajohen deri diku edhe gjërat në grupe, shkruan GazetaBlic Sport.

Ekipe si PSG, Real Madrid, Manchester City, Milan, Chelsea apo Juventus do të zbresin në fushën e lojës për të bërë të kërkuar fitoren.

Real Madrid do të përballet me skuadrën e Shakhtar Donetsk, takim ky që luhet në ora 21:00 në ‘Santiago Bernabeu’.

Këto pritet të jenë formacionet e mundshme:

Real Madrid: Lunin; Carvajal, Militao, Alaba, Mendy; Valverde, Tchouameni, Kroos; Rodrygo, Benzema, Vinicius

Shakhtar Donetsk: Trubin; Taylor, Bondar, Matviyenko, Konoplya; Shved, Bondarenko, Stepanenko, Sudakov, Mudryk; Sikan

/GazetaBlic Sport/