Sporti

Rikthimi i Messit tek Barcelona? Eksperti, Fabrizio Romano shpjegon situatën

10/04/2022 18:03
nga:L J

Rikthimi i Leo Messit tek Barcelona është i mundur në edicionin e ardhshëm.

Gazetarja argjentiase, Veronica Brunati raportoi se Leo Messi do të jetë futbollist i Barçës me 1 korrik të vitit 2023, duke ngjallur reagime të shumta brenda ore, përcjell GazetaBlic Sport.

Megjithatë, në lidhje me rikthimin e mundshëm të Leo Messit tek Barça ka reaguar edhe eksperti i merkatos, Fabrizio Romano.

“Burime afër Messit thonë se Messi do të caktojë të ardhmen në vitin 2023, jo tani. Barcelona janë duke diskutuar për rikthimin e tij dhe PSG për rinovimin. Kampi  i Messit garanton se nuk ka asnjë vendim momentalisht”, shkruan Romano.

/GazetaBlic Sport