Sporti

Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Manchester United në janar

10/03/2022 22:15
nga:L J

Erik ten Hag do të lejojë lojtarin e tij të largohet nga ekipi nëse një ofertë e përshtatshme i vjen Cristiano Ronaldos, i cili dëshiron të largohet nga ekipi në janar.

Lojtari ka filluar të mendojë për largimin e tij në merkaton e janarit, përcjell GazetaBlic Sport.

Cristiano Ronaldo nuk po ka minutazh tek skuadra e tij, Manchester United, teksa nuk u paraqit për asnjë minut në derbi ndaj Manchester Cityt.

Ai pritet të largohet nga “Djajtë e Kuq” në janar dhe ten Hag nuk do ta ndalojë këtë, sipas mediumit anglez, The Telegraph.