Lajme

“Ka kuorum, që 4 orë presim për votim” / Arben Gashi i LDK me akuza të rënda ndaj VV-së e Konjufcës: E patolerushme, e palogjikshme, jo demokratike

10/03/2022 13:57
nga:N M

Tri partitë opozitare kanë lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës me arsyetimin se tash e katër orë ka kuorum për votim, por që po mungojnë deputetët e shumicës, raporton Gazeta Blic.

Ka qenë Arben Gashi shef i GP të LDK që ka thënë se është totlaisht e palogjikshme në momentin kur ka kourom mos të hidhen në votimin
pikat e parapara për seancën e sotme, por të pritet që të bëhet shumica e VV-së në Kuvend.

“Mendoi se është me rëndësi se Kuvendi merr vendime me shumicë… që 4 orë kemi kuorum për vendime dhe nuk po merren vendime. Kjo nuk është në të mirë të demokracisë dhe parlamentarizmit, prandaj si GP e shohim të paarsyeshme të marrim pjesë në seancë duke marrë parasysh sjelljen ku na pamundësohet të votojmë mbi bazën e vullnetit të lirë të deputetëve, duke prit që pushteti t`i bëjë 61 deputëte. E parsyeshmë, e palogjikshme jo demokratike. Në momentin që Kuvendi ka 61 deputetë është detyrë e kryetarit të Kuvendit që të filloi seancën”, ka thënë ai.

Besnik Tahiri: Nuk ka kushte për punë, të mbyllet seanca