Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se seanca e Kuvendit duhet të mbyllet, pasi nuk ka kushte për punë, raporton Gazeta Blic.
Ai tha se mund të rrinë fizikisht në Kuvend por që nuk ka deputetë dhe nuk ka se si të vazhdohet seanca.
“po shihet që nuk ka kushte, nuk ka numra, ne mund të rrimë me prezencë fizike por kushte për punë dhe deputetë nuk ka, kështu që mendoj se duhet ta mbyllim këtë seancë”, tha Tahiri.


