Ka vdekur doktoresha, Rabë Zeqiraj-Bytyqi.
Lajmin e ka bërë të ditur Oda e Mjekësve përmes një postimi në Facebook.
E ndjera ishte mjekja e parë shqiptarë në Istog, specialist e mjekësisë së përgjithshme.
“Specializimin për mjekësi të përgjithshme e kreu në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës. Dr. Rabë Zeqiraj- Bytyqi u ka shërbyer qytetarëve në Qendrën e Mjekësisë Familjare, në Istog, për vite me rradhë. Oda e Mjekëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të saj”, thuhet tutje në njoftim.