Sporti

Barcelona ‘e zhytur’ në borxhe – klubi spanjoll ende duhet të paguajë mbi 140 milionë euro katër skuadrave të ndryshme

10/01/2022 09:29
nga:E K

Barcelona ende i detyrohet 144 milionë euro katër klubeve të ndryshme për pesë lojtarë, sipas raportimeve të mediave.

Gjigantët katalanas kanë ende probleme financiare, pavarësisht shpenzimeve masive të tyre verën e kaluar, të cilat arritën në 137 milionë funte, përcjell GazetaBlic Sport.

Të gjitha forcat u aktivizuan për të nënshkruar dhe regjistruar lojtarët, ndërsa ata shitën mjaft pak për të mbuluar pagat e tyre masive.

Sipas Laia Tudel, Barcelona ende duhet të paguajë disa blerje të mëdha që ka bërë gjatë viteve.

Philippe Coutinho ishte nënshkrimi rekord i Barcelonës në vitin 2017 dhe klubi ende i detyrohet Liverpoolit 14 milionë euro, pavarësisht se braziliani luan tani për Aston Villa.

Barcelona nënshkroi dy lojtarë nga Ajax brenda 18 muajsh nga njëri-tjetri, Frenkie de Jong dhe Sergino Dest.

Thuhet se Barcelona i detyrohet 32 ​​milionë euro nga tarifa e De Jong dhe 10 milionë euro nga Desti. De Jong ishte i lidhur me një lëvizje te Manchester United në verë, ndërsa Dest iu bashkua AC Milan në huazim me opsion blerje.

Barcelona i deytrohet edhe Juventusit për Miralem Pjanic.

Që nga shkëmbimi me Arthur Melo, Barca ende duhet t’ia paguajë 36 milionë euro “Zonjës së Vjetër”.